Jemi mësuar shpesh të transmetojmë kronika në edicionet tona informative se si fëmijët e Bulqizës në vend që të argëtohen i drejtohen stogjeve të kromit për të gjetur gurin e çmuar. Por edhe sikur të mos shkoni në stogje kromi, fëmijët e bulqizës nuk kanë mundësi argëtimi pasi nuk ka asnjë kënd lojërash. E vetmja hapsirë është kjo në lagjen e re, por edhe këtu janë vetëm dy shilarëse e rreth tyre kullotin lopët. Banorët thonë se qyteti i minatorëve që shtrihet mbi pasuri të mëdha kromi duhet të investojë më shumë për fëmijët.

Në mungesë të një këndi lojërash, fëmijët përdorin hapsirat poshtë pallateve, por edhe ato janë të uzurpuara nga makinat apo drutë e zjarrit. Dalja në rrugë për të luajtur, iu rrezikon jetën fëmijëve të qytetit të minatorëve.