NJë ditë pas dorëheqjes si krybashkiak i Dibër ka reaguar për herë të parë Dionis Imeraj.

Tashmë ishkrybashkiak Imeraj shprehet i vendosur për arritjen e objektivave të vendosur nga Rama për qarkun Dibër.

Statusi i Imerajt në facebook

Një sfidë dhe përgjegjësi e re vetëm për vendlindjen time e bashkëqytetarët e mi!Të dashur dibranë!Siç tanimë jeni informuar, kam vendosur t’i bashkohem padiskutim ekipit fitues të Partisë Socialiste për qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 Prillit e të përfaqësoj Dibrën në Kuvendin e Shqipërisë. Absolutisht që nuk ishte një zgjedhje e lehtë midis lënies së mandatit të votbesuar para 1 viti e gjysëm nga ju si kryebashkiak dhe kësaj “beteje”, por duke ditur nga afër çdo problematikë, çdo hall, çdo shqetësim tuajin, çdo mundësi e oportunitet që ofron Dibra, dëshira për të qenë një zë i fuqishëm i Juaji, dhe i kësaj krahine me potencial të jashtëzakonshëm, prevaloi mbi detyrën që mbaja.Kini besim se çdo punë e mirë, çdo investim i nisur nga unë në bashkinë e Dibrës, do të vijojë njësoj, me të njëjtin përkushtim, sepse Dibra si kurrëherë më parë, është në rrugën e duhur të transformimit e zhvillimit! Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithsecilit prej jush, dhe duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë deri më tani në administrimin e bashkisë Dibër, zotohem që në edhe në vazhdim do të jem shërbëtori juaj! Duke shpreh mirënjohjen e thellë për besimin e dhënë Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarit Edi Rama, bashkë me ekipin tjetër do të angazhohem maksimalisht për arritjen e objektivave të vendosura për zgjedhjet e 25 Prillit. Faleminderit! 🙏Shqipëria e Ardhmja Jonë! Dibra e Ardhmja Jonë!