Ditën e sotme Policia e Dibrës njoftoi arrestimin e dy personave, të cilët u ndaluan dje nga qytetarët, pasi blinin vota. Në makinë ju gjetën me shumë se 7 mln lekë dhe emra të qytetarëve që u ishte blerë vota për të votuar në PS. Personat e kapur në makinë ishin zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, e cila drejtohet nga PS.

Ditën e sotme, pas arrestimit të atyre që blinin vota, PS e Dibrës thotë se personi, Denis Xholi, që është drejtor juridik në Bashkinë e Bulqizës është i LSI-së!

Ndërkohë LSI e Bulqizës ka publikuar foto ku personi i arrestuar për blerje votash është në shtabin elektoral të kandidatëve të PS si dhe ka publikuar në adresat e tij sociale gjithë aktivitet e PS në këtë qark. “Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI”,- thuhet në njoftimin e LSI në Bulqizë.

Justifikimi i PS se person që blinte vota është i LSI është i pavërtetë edhe për faktin se mes qytetarëve që ndaluan Denis Xholin, ishin dhe mbështetës të LSI dhe kandidati Hajri Laçi.

Deklarata e plotë e LSI në Bulqizë

“Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit”.