Lidhur me shqetësimin për ujin e pijshëm të banorëve të fshatit Kodra e Danit dhe të lagjes “Shpellaxhi” të Fushë Bulqizës, Mat Tv u interesua pranë Ujesjelles-Kanalizime SHA Bulqize.
Drejtori i këtij institucioni, Asllan Daxha dha sqarime per situaten e ujesjellesit ne Kodren e Danit dhe të lagjes “Shpellaxhi” të Fushë Bulqizës. Sipas Daxhës, keto dy zona nuk janë ne inventarin e ujesjellesit te Bashkisë Bulqize, pasi kane qeneve vete banoret e ketoj fshati te cilet kane kontribuar me buxhetin e tyre per te derguar ujin e pijshem prane banesave.
Për rrjedhojë, në fshatin Kodra e Danit ne nuk faturohet asnje abonent për ujin e pijshëm që konsumon,pavarësisht se kohet e fundit nga nje grup banoresh te Kodres se Danit i kanë kerkuar ujesjellësit Bulqize te inventarizohet dhe ky rrjet ujesjellesi te jete ne harten e ujesjellesit publik.
Per pjesen e lagjes fundore ne Fushe Bulqize Drejtori i Ujësjellësit Bulqizë, Asllan Daxha tha se eshte ne nje faze kritike per prurjet e pakta nga burimet pasi edhe temperaturat jane shume te larta.
Ne, tha Daxha, po bejme nderhyrje per vendosjen e matesve te ujit të pishem, që të mos shpenzohet pa kriter, ne menyre qe të furnizohen me ujë edhe ne lagjje te tjera nga ky ujësjellës.
Në fund, Daxha jep dhe lajmin e mirë për furnizimin me ujë të pijshëm në ato zona qe kane probleme, që ne periudhen shtator- tetor, me ane te nje projekti që do të implementohet, do të zgjedhen problemet e konstatuara më sipër.