Banorët e fshatit Dars në Bashkinë e Klosit tashmë do të kalojnë të sigurtë në urën që i lidh ata me qytetin, pas ndërhyrjes që po i bëhet nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës.
Ura në fjalë ashtusi shumë ura të tjera të cilat kanë për shtresë dërrasë, bëhen problematike në vijimësi për dy faktorm, atë të amortizimit të dërrasës për shkaqet e saj dhe kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi to.
Banorët e Darsit u ankuan pak ditë më parë se dëmtimi i mëtejshëm i shtresës së urës i rrezikonte ata të mbeteshin të izoluar përsa i përket transportit të fëmijëve drejt shkollave të Klosit.
Reagimi i bashkisë ishte i menjëhershëm duke dërguar specialistët dhe duke bërë të mundur zëvendësimin e dërrasave të thyera me të reja.
Ura të tilla duhet të mbahen në mbikqyrje të vazhdueshme nga autoritetet pasi bëhen shpesh problematike si pasojë e dëmtimit të shtresës.