Rastet aktive të të infektuarve me Covid-19 në Bulqizë monitororohen nga policia e shtetit sipas nënprefektit Avni Muliu. Ai shprehet se janë të identifikuara të gjitha rastet dhe mbahen nën mbikqyrje qoftë nga strukturat shëndetësore e ato të rendit. Nënprefekti i Bulqizës tha se momentalisht i janë raportuar atij 27 raste, të infektuar dhe kontakte, të cilët janë nga personeli shëndetësor e ai arsimor në Bulqizë e Shupenzë.

Nënprefekti Avni Muliu tha se në Bashkinë Bulqizë ka edhe zona me zero të infektuar siç është Njësia Administrative Martanesh.