Nga Ramush Haradinaj
Gjashtëdhjetë vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve.
Ahmet Zogu, udhëhoqi kryengritjen në Mat, me qëllim të pavarësimit të vendit si dhe mori pjesë në luftërat ballkanike, në tentim të ruajtjes së tërësisë së territoreve shqiptare.
Pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ai vazhdoi aktivitetin politik e ushtarak në shërbim të Atdheut, të cilit i shërbeu si komandant operacionesh luftarake në mbrojtje të territorit, ministër i brendshëm, kryeministër, deputet, president e më pas Mbret.
Politikan i shkëlqyer, ushtarak e strateg, ai mbetet në histori si themelues i shtetit modern shqiptar.
Kam pasur rastin të njihem me Naltmadhninë e Tij Leka I Zogu, miqësi që e kam vazhduar edhe me Princin e Kurorës, LTM Leka II Zogu.
Në këtë ditë përkujtimi, motivohemi me atdhedashurinë e atyre që në momentet vendimtare, me shumë mund e sakrifica i dhanë rrugë konsolidimit të shtetit, institucioneve, Ushtrisë dhe bashkimit të shqiptarëve.
RH