Në katër vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë, do të drejtohet nga një grua. Kryeministri Rama caktoi Lindita Nikollën në këtë detyrë të rëndësishme. Teksa nuk kurseu lëvdatat për të, Rama tha se Nikolla është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët.

“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama