Kryeministri Edi Rama  pas takimit në selinë e PS-së me drejtuesit politik të qarqeve ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se nuk është shumë i kënaqur nga puna e tyre.

Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.
I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.
Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.