Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të rinjtë në Burrel.
Gjatë fjalës së tij Rama ka marrë një shembull të një nga futbollistëve më të mirë në botë, Leo Messi.
Rama tha se Messi kishte një sëmundje, por që kishte një ënderr dhe që punoi dhe arriti që ëndrrën e tij ta bënte realitet.
Ndër të tjera kryeministri tha se me 25 shqiptarët do vendosin për “Shqipërinë që të hëhet”.
“Ju e njihni kush është Leo Messi. S’ka njeri që nuk e njeh se kush është Leo Messi. Messi kur ishte i vogël thoshte unë do luaj në “Camp Nou” dhe të gjithë qeshnin, se Leo Messi kishte një sëmundje në gjendrën e hipofizës dhe nuk zgjatej. Kishte shumë talent, por fizikisht e kishte të pamundur që Leo Messi do të bëhej Leo Messi. Kur e morën me skuadrën e më të vegjëlve dhe filluan ta trajtohej me ilace.
Leo Messi u bë Leo Messi sepse e pa me sy hapur ëndrrën e vet dhe pati të gjithë vendosëmërinë dhe kokëfortësinë që ti shkonte në fund ëndrrës që e pa me sy hapur. Besojeni cdo ënderr që shikoni me sy hapur dhe mateni mirë forcat.
Çdo ëndërr që shikon me sy hapur mund ta realizoj, por mes asaj ëndrre me sy hapur dhe teje është mes nje deti. Në det i tërë për të ecur në këmbë, duhet të përballesh me lloj lloj qënjesh. Po nëse thua “jo nuk ka unë do arrij atje” atëhere do të arrish. Nese ne themi se me 25 prill “jo nuk ka, nuk ka”, nëse ne vendosim karakterin tonë si garanci atëherë të jeni të sigurt që Shqipëria do të bëhet”, tha Rama.