Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi pranë yllit të Hollivudit Leonardo Di Caprio. Rama ndodhet në Glascow të Skocisë aty ku po zhvillohet Samiti COP-26 për klimën.
Në një fotografi në Instagram, vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar me Di Caprion.
Rama shihet në këmbë pranë aktorit teksa flet me të, ndërsa tregon se të dy flasin për mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilën aktori ka reaguar shpesh herë.
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprio dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,”- shkruan Rama krah fotos