Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se strehimi i afganëve nuk po bëhet vetëm me kërkesë të SHBA-së.
Sipas tij, pritja e tyre lidhet kryesisht me traditën tonë mikpritëse dhe të kaluarën e shqiptarëve si refugjatë.
Në postimin e tij në Twitter, kryeministri shkroi se ardhja e afganëve në Shqipëri është detyrim moral i popullit tonë ndaj njerëzve në nevojë. Rama theksoi edhe njëherë detyrimet e vendit si shtet anëtar i NATO-s.