Në bajpasin e Shkodrës po punohet paralelisht në të dy lotet e këtij kantieri duke u plotësuar edhe më të gjithë elementët urbanë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ku aks i rëndësishëm i rrugës nacionale Tiranë-Hani i Hotit.
Rama shprehet se kësaj vere bajpasi do të jetë një frymëmarrje më shumë për shkodranët.
“MIRËMËNGJES , dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymëmarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shprehet Rama krahas videos nga ky kantier.
Ndërtimi i këtij bajpasi anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit.
https://m.facebook.com/watch/?v=147183557405502&_rdr
Me përfundimin e tij do të lehtësohet ndjeshëm trafiku i rënduar në rrugët e qytetit verior.
Aktualisht në këtë aks ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin dhe se është vendosur ndriçimi rrugor në të dyja anët e rrugës.