Kryeministri Edi Rama përmes postimit të një foto nga rruga e Arbërit, ka bërë të ditur se kjo rrugë, do të hapet më 29 nëntor dhe më pas do mund të lëvizin lirshëm të gjithë automjetet.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.
Rruga e Arbrit do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.
Në këtë aks ndodhet edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon.
Punimet për rrugën e Arbrit nisën në verën e 2009 dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot nga Bulqizë-Ura e Çerenecit. Por pjesa më e vështirë dhe më i kushtueshëm ishte segmenti Ura e Brarit – Tunelit Qafë Murriz, 34 kilometra gjatësi. Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës, është pranvera e 2022.