Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra.
Ai theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate.
“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama.