Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Rama u përgjigj edhe për çështjen e legalizimit të kanabisit.

Pyetje: Si e vlerësoni deklaratën e delegacionit të BE se nuk ka marrë pjesë procesit legalizimin e hashashit? Distancim apo dështim i nismës tuaj?

Rama: Ka thënë të vërtetën, nuk kemi negociuar me delegacionin evropian. Nuk e tha kush këtë. Unë thjeshtë ju përgjigja një pyetjeve nga gazetarët. Nuk kam asnjë vlerësim të posaçëm se nuk ka as vlerësim.

Vlerësimit dhe konsultimet do i bëjmë me disa vende ku ka pasur eksperienca të futjes në jetën ekonomike të përpunimit të kanabis mjekësor.