Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me qytetarë të Peshkopisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se mandati i tretë duhet dhe është vendimtar në atë që ai quajti, rrugën drejt majës.
Po ashtu, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të rezistojnë dhe të mos tundohen e të ndërrojnë rrugë. Sipas tij, që të arrihet në majë duhet punë dhe kohë.
“Sot unë këtu dua t’u tregoj me pak të dhëna, pse kam bindje që mandati i tretë, është momenti i një kapërcimi të madh. Një hap i jashtëzakonshëm për t’u gjendur në një nivel tjetër. Është vendimtar në rrugën drejt majës. Unë e kam parë si ëndërr…sa herë që lodhja, stresi, edhe mërzia, më ka thënë lerë këtë punë. Arsyeja pse nuk jam dorëzuar kurrë. Ajo majë që unë e shoh çdo ditë, është sot e mbërritshme, është aty. Duhet të rezistojmë e të mos tundohemi që të ndërrojmë rrugë, t’i biem shkurt. Të kujtohemi çfarë na ka ndodhur kur i kemi rënë shkurt…”