Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave deputetët e PS pas zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se përtej votave personale që ka marrë gjithsecili, që për të nuk kanë asnjë vlerë, në fund të gjithë puna për një objektiv fitoren e PS është ishte një triumf i pakundërshtueshme dhe i pastër që doli nga zgjedhjet. Rama tha se listat e hapura në këtë proces zgjedhor ishin një hap pozitiv, por që solli disa dëme anësore që do të shihen me kujdes në zgjedhjet e ardhshme për t’u përmirësuar.

“Urimi im është për të gjithë pa përjashtim edhe pse jo të gjithë keni dalë të lumtur nga vlerësimi personal nga ndeshja që foli qartë dhe me rezultat bindës dhe të plotë. Ju duhet të ndiheni si fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe të punoni si fitues në çdo nivel. të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore që është kontribut i dhënë në 4 vite dhe jo vetëm gjatë fushatës. për mua nuk kanë rëndësi votat individuale por realizimi i objektiv ve të triumfit të madh i nr 12 dhe realizimi në nivel qarku. Listat e hpaura kanë sjellë përparësi të mëdha, or edhe dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Rama deklaroi se duhet të ngrihet një Komision i Posaçëm për riorganizimin e partisë me anëtarësime të reja. Ndërkohë që u shpreh se në përvjetorin e PS, duhet të paraqitet vizioni për Shqipërinë 2030. Kreu i qeverisë bëri me dije se qeveria e re do ngrihet fill pas përfundimit të verës.

“Kjo është një 74 shumë më domethënëse pas një mandati të dytë të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë që e bënë këtë mandate me të jashtëzakonshim.

Mesazhi im është të jeni gati për fitoren e ardhshme dhe atë të fitores më tej. Në zgjedhjet vendor dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Të kuptojmë ku dhe si duhet të ndërhyjmë për të reformuar më tej qeverisjen, strukturën e PS dhe vetë Shqipërinë. Duhet të nisim menjëherë një fushatë hapje të PS për të krijuar përfshirje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje. Kush nuk e ka arritur objektivin duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice. Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, tha Rama.