Kryeministri Edi Rama i bën thirrje të gjithë personave mbi 18-vjeç të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.

Teksa ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit ditën e sotme në disa qytete të vendit, Rama shprehet se po ecën me ritme të mira në të gjithë vendin ndërsa shton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00.

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. ***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fposts%2F10158861380911523&show_text=true&width=500