Kryeministri shqiptar Edi rama përmes një postimi ka sqaruar masat për automjetet në gjithë territorin shqiptar, duke filluar nga dita e hënë. 

Sipas Ramës, pas konsultimeve me qeverinë të kryera “ në distancë”, është dakordësuar që “ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites”.

Qarkullimi i automjeteve të paautorizuara jashtë këtyre orareve do të jetë rreptësishtë e ndaluar, me shkeljen e masave që do të ndëshkohet me heqjen e patentës për 3 vjet. 

Kryeministri njoftoi se qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë.