Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hodhi poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se i ka bërë trysni për anulimin e tarifave ndaj mallrave serbe, gjatë punimeve të takimit të Berlinit. Në një shkrim në rrjetin social facebook, kryeministri Edi Rama tha se “si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar”. Ai shkruan mes tjerash se askush nuk i ka bërë trysni kryeministrit Haradinaj për të hequr tarifat. “Unë jo e jo. Madje askush as ia ka kërkuar hiç qe ta heqë taksen! Unë jo e jo. Përkundrazi”. Ai shkruan se “kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, kane nxitur një diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyre vetëm njëherë, duke thënë se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kërkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqë taksen, po thjesht te japë pëlqimin qe taksa te pezullohet përkohësisht, per 6 muaj apo edhe për 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjnë ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj i cili e ka e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, duke i thënë Ramës se kishte persona aty që janë dëshmitarë të asaj se çka kishte ndodhur.
Shiqoni për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur I pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj. Ky i fundit shtoi se edhe aq sa kak folur ka qene i rezervuar por ato që ka thene qendrojne