Përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar rikthimin e tranportit publik. Ai shprehet se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes disa pikave.

Ndër to, heqja e taksave vendose deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Ja reagimi i plotë i Ramës:

🟢
😊

 TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE

QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:

🤝

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020

🟡

 BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

⛔️
🤚

 NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT