Rritja e temperaturave por edhe lehtësimi i masave kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë, ka bërë që të rritet fluksi i lëvizjes në doganën e Ballatës në Dibër. Dhjetra qytetar nga Peshkopia apo nga Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur këtë doganë për të kaluar ditët e fundjavës. Fluksi i lëvizjes ka qenë i madh në të dy anët e kufirit duke shkaktuar radhë për automjetet. Shumica e udhëtarëve nga Shqipëria kanë zgjedhur vendin fqinj për të kaluar fundjavën kryesisht Ohrin e Dibrën e Madhe. Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e nxehta të fundjavës. Por fluksi i lartë ka krijuar nevojën e shtimit të sporteleve nga ana e palës Maqedonase.

Dogana e Bllatës pritet të kthehet në pikën kryesore të lëvizjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me ndërtimin e rrugës së Arbrit pasi Tirana nga Dogana e Bllatës është pak më shumë se 1 orë.