Historia e Ermir Jahja nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit është sa e trishtë aq edhe e dhimbshme. Një incident kur sapo kishte lindur në maternitetin e spitalit të Burrelit 10 vite më parë, i ka kushtuar shumë. Nëna e tij, Hasime Jahja tregon se Ermiri që sapo kishte lindur ra në pllakat e tualetit të maternitetit, ndërsa pasojat më pas ishin të rënda.
Ai u vu re pasi bëri 1 vjeç dhe prindërit kuptuan që nuk mund të ecte. Goditja e kokës në pllaka kishte shkaktuar dëmtim të trurit e për pasojë e gjithë ana e majtë e tij mbeti e paralizuar. Nëna e tij Hasimeja thotë se vetëm një kotroll i ka bërë e më pas nuk ka patur mundësi ekonomike për terapi.
Ajo kërkon ndihmë që t’i bëjë djalit një kontroll të imët shëndetësor dhe të shohë mundësinë e shërimit të tij.
Hasimeja shpreson se jo vetëm institucionet por edhe bzineset e qytetarët do t’i ofrojnë ndihmë për djalin e saj 10 vjeçar që t’i nënshtrohet analizave dhe terapive për ta bërë si gjithë të tjerët.