Bashkimi i Gjykatës së Matit dhe Prokurisë me atë të dibrës do të jetë një kosto e shtuar për qytetarët matjan. Largësia me qytetin e Peshkopisë për qytetarët e bën thuajse të pamundur që të zgjidhin problemet e tyre në sistemin gjyqësor ndërsa rriten kostot financiare. Qytetarët e Klosit shprehen kundër hartës së re gjyqësore pasi sipas tyre kjo largësi do tju pamundësojë atyre zgjidhjen e çështjeve që do të ketë me drejtësinë. Në skajin më të largët të Matit, qyteti i Peshkopisë ka një distancë prej 150 kilometrash, ndërsa mungojnë linjat ndërqytetase që krijojnë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.
E enjtja e datës 8 gusht 2019 ishte dita e parë e punës në zyrë e Kryetarit të Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha. Duke u prononcuar përmedian, Hoxha tha se është i njohur me problematikat që ka Bashkia Klos, si në infrastrukturë rrugore, ujë të pijshëm, ujë vaditës, etj. Unë dhe stafi im, tha Hoxha kemi veçuar problematikat prioritaredhe ato që do të ndjekim në vazhdim, për të punuar fort përzgjidhjen e tyre.
Kryetari i ri i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha, tha më pas se komuniteti mënjeh se jam personi që nuk di të premtoj, por di të identifikojproblemet dhe të planifikoj zgjidhjet për to. Ne jemi këtu me votën e popullit – tha Hoxha dhe jemi këtu për tu shërbyer qytetarëve pa dallime politike, ndaj qëllimi ynë si Bashki është tu gjendemi pranëqytetarëve me gjithë infrastrukturën që kemi, duke punuar fort nëshërbim të interesit publik.
Protestues, drejtues dhe ish-deputete te Partise Demokratike, drejt KZAZ-17, Klos. Vetem pak minuta pas bastisjes dhe djegies se materialeve zgjedhore ne KZAZ...