Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli”, Mat, me mbështetjen e Bashkisë Mat, zhvilloi në fundjavë edicionin e 30-të të Festivalit për Fëmijë “Zëra të rinj”. Mbajtja e këtij festivali u zgjodh të ishte në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, që festohet me 1 Qershor. Fëmijë të moshave të ndryshme, të përgatitur nga specialisti i muzikës pranë QKF Mat, Xhulio Barjoti, konkuruan me këngë të kënduara prej tyre live.
Juria përzgjodhi fituesen e këtij festivali, Ajsel Gjoni, e cila interpretoi këngën “Asaman o trëndafili çelës”.