Në kuadër të festave të Nëntorit, asaj të 80-vjetorit të Çlirimit dhe të Festës së Flamurit, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli” Mat zhvilloi një aktivitet festiv në mjediset e Pallatit të Kulturës Burrel. Aktiviteti, në të cilin u bënë pjesë edhe nxënës të klasës së dytë të shkollës “31 Korriku”, përfshiu interpretime të ndryshme në këngë valle, recitime e dramatizime.


Po në këtë aktivitet u bë edhe ndarja e kupave për fituesit e kampionateve në futboll e volejboll organizuar gjatë kësaj kohe nga Zyra Vendore Arsimore Mat dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat. Gjatë ndarjes së këtyre çmimeve, Drejtori i ZVA Mat, Lefter Salaj bëri edhe urimin e rastit për këto festa të Lirisë.
Aktiviteti festiv u ndoq nga prindër e nxënës të shkollave të qytetit të Burrelit.