Parku Retro “Divizioni” në Bulqizë, ankohet banorja: po na nxjerrin pa asgjë

Parku Retro “Divizioni” në Bulqizë, ankohet banorja: po na nxjerrin pa asgjë

Plot 5.6 milion euro do të kushtojë investimi total për ndërtimin e parkut retro “Divizioni” në lagjen e re të Bulqizës. Investimi i ndarë në tri faza parashikon ndërtimin e një kompleksi me hotel, restorante, ambjente për fëmijë dhe treg për shitjen e prodhimeve të zonës. Por nga ky projekt preken edhe shumë familje të cilat kanë jetuar historikisht aty dhe kanë investuar në banesa. Një ndër ta është edhe Hane Çupi. Ajo jeton bashkë me 5 djemtë e saj në banesën e ndërtuar prej vitesh. Hane Çupi thotë se tokën e ka me certifikatë pronësie të vitit 1952 por askush nuk ia ka marrë për bazë, ndërsa i kanë prerë të gjitha pemët në tokën prej 14.5 dynym, duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Projekti Retro “Divizioni” parashikon rikualifikimin e gjithë zonës, por banorët që kanë jetuar historikisht aty ende nuk kanë marrë një zgjidhje se çfarë do të bëhet me ta.