Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 2 Prillin, ditën ndërkombëtare të librit për fëmijët. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se në këtë aktivitet u improvizuan personazhe të përrallave për fëmijë, ku fëmijët e qytetit të Burrelit, kopshteve apo shkollave pjesmarrëse patën mundësinë t’i shohin nga afër. Fëmijët që frekuentojnë qendrën kulturore të fëmijëve Mat, ishin në rolin e personazheve të ndryshme të përrallave, si rosaku i shëmtuar, sirena e vogël etj. Po ashtu, në ambjentet e jashtme të kësaj qendre ishin ekspozuar piktura të fëmijëve me personazhet e tyre të preferuar.
Aktivitetin patën mundësinë ta ndjekin shumë fëmijë, duke qenë se u zhvillua në ambjent të hapur, çka tërhoqi interesin e të vegjëlve në këtë ditë Ndërkombëtare të Librit për fëmijë.

youtube.com/watch?v=h8utqO9Vy9Q&ab_channel=MATTELEVIZION