Në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të atdheut, Qendra Kulturore e Fëmijëve Matn zhvilloi një aktivitet festiv me numra të ndryshëm artistik. I mbajtur në sallën e Pallatit të Kulturës Burrel, fëmijët që frekuentojnë këtë qendër, performuan në këngë e kërcime të ndryshme, kryesiasht ato të karakterit patriotik.

Atmosfera ishte e ndezur gjatë gjithë kohës me intepretimet e fëmijëve dhe duartrokitjet e fëmijëve e prindërve që kishin mbushur sallën.

Po ashtu, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kori i shkollës “Ilia Qiqi” i cili pak ditë më parë doli fitues i garës së koreve nga shumë shkolla pjesmarrëse në Bashkinë Mat.