Në kuadër të ditës së mësuesit, 7 Marsit Qendra kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat dhe Bashkinë Mat, organizoi një aktivitet artistik me rastin e kësaj date të shënuar për arsimin në vendin tonë. Fëmijët QKF Mat të përgatitur nga instruktorët e qendrës interpretuan në skenë numra të ndryshëm artistik nga këngë kushtuar mësuesit, valla tradicionale, valle moderne etj.

Në këtë aktivitet festiv në emër të mësuesve pensionist përshëndeti Xhume Ceni. Në këtë aktivitet u ndanë edhe çmimet e garave sportive në lojën e shahut dhe kupën në minifutboll “Mirënjohje mësuesit”. Çerfitikata vlerësuese ju dhanë të gjithë fituesve individual në lojën e shahut nga klasa e dytë në të 9-tën.

Ndërkohë, në garën e kupës në minifutboll shkolla “Ali Xhetani” Zenisht u rendit në vendin e katërt, “Ilia Qiqi”, Burrel në vendin e tretë, në vendin e dytë “31 Korriku” dhe në vendin e parë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”. Aktivitetin e përshëndetën edhe Zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli e Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha.
Katër fituesve të garës në minifutboll iu dhurua nga një libër nga fondacioni “Mustafa Gjestila”.