Sëmundja e procesionares ka prekur me mijëra masive pyjore me pishë të zezë. Qindra hektar pish nuk i kanë shpëtuar këtij insekti të rrezikshëm edhe në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Pamjet e këtij masivi pyjor halor janë vërtetë të trishtueshme teksa sheh drurët e pishës si të ishin të dekoruar si bredh i vitit të ri.
Çdo dru pishë është i prekur në mbi pesë qeska me larva të procesionares. Ish Administratori i Njësisë Administrative Suç, Ilirian Çeliku bën apel për ndërhyrje. Ai i kërkoi pushtetit vendor dhe shoqatave të ndryshme, të ndërhyjnë me metodën mekanike e cila ka kosto më të ulet dhe është më e mundshme se metodat biologjike e kimike.
Lufta ndaj procesionares është një luftë e dështuar deri tani pasi ajo jo vetëm nuk është zhdukur, por është përhapur në masë të jashtëzakonshme në masivet pyjore me pishë të zezë në të gjithë vendin.