Ashtu si në të gjithë botën edhe besimtarët musliman të Matit ju drejtuan xhamive për të falur namazin e Fiter Bajramit, festë e cila vjen pas një muaji sakrifice agjërimi dhe që është një ndër pesë shtyllat e islamit.

Qindra besimtarë morën pjesë në ritin e faljes që nisi me fjalimin e imamëve të xhamive që në orën 5 e 30 minuta.

Në orën 6 u krye riti i faljes e më pas në hytben e mbajtur nga Myftiu i Matit, Valdrin Mera u dhanë mesazhe paqeje, e harmonie mes njëri-tjetrit.

Pas daljes nga xhamitë besimtarët bënë urimet tradicionale, e më pas vizita tek familjet e secilit, siç dhe e ka tradita.