‘Qepe gojën’, Shoqëruesi i Metës kërcënon të prekurin nga tërmeti’, reagon Presidenca: Turp për këtë gazetari të mjerë (VIDEO)

0
4

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkullon në media, ku një banor i prekur nga tërmeti pretendon se shoqëruesi i kreut të shtetit i ka kërkuar të mos flasë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Blushi ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka sqaruar çdo shqetësim i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ai e quan gazetarinë në Shqipëri një turp.

Kujtojmë që ditën e sotme Meta bashkë me shoqëruesin e tij kanë vizituar disa banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatin Shkafanë të Durrësit.

Gjatë kësaj kohe, ata kanë takuar nga afër banorë të shumtë të prekur nga kjo tragjedi.

Statusi i plotë:

Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.

Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!