Rreth 30 mijë pushues që vizitojnë ujërat termale të Llixhave të Peshkopisë, çdo vit të cilët ndihen të kërcënuar nga qentë e rrugës. Janë me qindra qen endacakë që kanë mbushur jo vetëm rrugët e qytetit por edhe ambjentet për rreth qendrës balneare. Pushuesit, kryesisht të moshuar përballen çdo ditë me tufat e qenve, dhe rrezikojnë të kafshohen prej tyre. Ata thonë se kanë frikë të dalin në rrugë pasi shumë herë qentë janë agresiv dhe të rrezikshëm.
Një tjetër shqetësim është infrastruktura rrugore nga Llixhat për tek uji i ftohtë, rreth 300 metra, një rrugë e gjitha me gropa, plehra, baltë dhe pluhur. Ky segment rruge përshkohet për çdo ditë nga pushuesit pasi frekuentojnë ujin e ftohtë për kurim.
Qentë endacakë vijojnë të mbeten një shqetësim i madh në zonat urbane të vendit tonë, ndërkohë që puna e pushtetit vendor në këtë drejtim lë për të dëshiruar.