Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat organizoi këtë të martë një aktivitet festiv me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. I gjithë ambjenti i jashtëm i kësaj qendre ishte i dekoruar dhe përshatur për festën e fëmijëve. Hyrja e tij rezervoi piktura e vizatime nga të gjithë frekuentuesit e qendrës përgatitur nga instruktorët që punojnë aty. Fëmijët pjesmarrës u njohën edhe me pikturat brenda qendrë, veprat skulpturore etj. Aktivitetin e hapi Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini, e cila tha se qendra mirëpret të gjithë fëmijët për të gjitha kurset falas që ofron. Festën e 1 Qershorit fëmijëve ja uroi Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili premtoi se puna e bashkisë për fëmijët nuk do të ndalet.

Më pas aktiviteti vazhdojë sipas programit. Fëmijët frekuentues të qendrës kulturore të fëmijëve Mat, intepretuan personazhe të ndryshme të filmave vizatimor duke përcjell përmes tyre edhe mesazhe të rëndësishme drejtuar prindërve.

Programi argëtues për të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet vazhdoi me lojëra të ndryshme për të cilat pati edhe dhurata.

Në fund pati edhe kërcime në grup etj.