Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat ka menduar që një pjesë të sezonit veror, tju afrojë fëmijëve të qytetit të Burrelit, por jo vetëm, aktivitete zbavitëve dhe formuese. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se nga ora 9 deri në orën 12:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premten, fëmijët do të kenë mundësi të ushtrojnë talentin e tyre në art pamor, sporte, kërcime të ndryshme në grup si dhe të praktikojnë ushtrime gjimnastikore. Sefgjini shtoi se qëllimi është që tju jepet mundësia fëmijëve të qëndrojnë larg teknologjisë apo shpenzimit të kohës pa aktivitet fizik e artistik.
Kampi veror pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat do të zgjasë deri në fund të muajit Korrik ndërsa të Mërkurën e 16 Qershorit është dita e fundit e regjistrimeve të fëmijëve që duan të bëhen pjesë.