Kjo është godina e qendrën ambulatore e fshatit Kërçisht i Sipërm në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër. Objekti në fjalë duket që është pa investim të jashtëm, por për banorët problemi nuk është ky. Ngjitur me godinën shëndetësore digjen çdo ditë mbeturinat e fshatit. Vetë banorët e Kërçishtit të Sipërm thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi mungojnë kontejnerët, ndonëse fshati i tyre është përzgjedhur mes 100 fshatrave turistik. Mbeturina nga llojet më të ndryshme digjen pikërisht në këtë gropë, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit. Banorët e Kërçishtit shprehen gjithashtu se djegia e mbeturinave është e rrezikshme pasi çlirohen edhe lëndë kancerogjene.
Fshati Kërçisht i Sipërm ndodhet shumë pranë qendrës së Maqellarës, por kjo nuk e ka zgjidhur problemin e mbeturinave.