Objekti arsimor për kopsht dhe çerdhe në Lagjen e Re të qytetit të Burrelit, do të jetë një qendër multifunksionale. Projekti i hartuar nga Bashkia e Matit ka gjetur financimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Objekti do të shërbejë pas rikonstruksionit si qendër rinore multifunksionale, rekreative, inovacion dhe art.

Por në të do të zhvillohet edhe procesi mësimor i Kopshti për fëmijët e vegjël të Lagjes së Re. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj gjatë inspektimit të punimeve tha se rikonstruksioni i objektit jo vetëm do të jetë me mjedise bashkëkohore për të rinjtë dhe fëmijët, por do të jetë edhe një imazh ndryshe për zonën.

Veç rikonstruksionit të godinës, projekti përfshin edhe një kënd lojërash për fëmijë të cilin do ta përdorin të gjithë fëmijët që do të frekuentojnë kopshtin.