Qafa e Murrizes është kthyer në pritës të qytetarëve të Kryeqytetit në çdo stinë të vitit. Nëse një pjesë e qytetarëve zgjedh malin e Dajtit për të shijuar natyrën, të shumtë janë ata që zgjedhin vendin e quajtur Qafa e Murrizes, emër të cilin e ka marrë nga fshati Murrize i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Natyra e qetë, pamja fantastike që të krijohet nga kjo pikë, ka bërë që të tërheqë shumë vizitor jo vetëm fundjavave por edhe në dit të tjera. Këtë të hënë zona ishte e mbushur me vizitor familjar të cilët kishin ardhur për të marrë ajrin e pastër dhe për të shijuar bukurinë e natyrës, tashmë të gjelbëruar. Margarita Spahiu thotë se ka ardhur në këtë zonë në të gjitha stinët. Por edhe ata që vijnë për herë të parë janë mahnitur nga bukuria përreth e zonës.

Të gjithë qytetarët e Tiranës por jo vetëm e përdorin zona e Qafës së Murrizes për piknik, për tju larguar sadopak monotonisë së përditshme të qytetit.