18 kilometrat e rrugës nacionale Qaf Bualli – Krastë numërojnë më shumë se 20 lapidare që janë vendosur për personat që kanë humbur jetën. Aksi në fjalë është nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar ja cili e ka dhënë për mirëmbajtje një firme për një periudhë 5 vjeçare. Por situata sipas drejtuesve të mjeteve mbetet e pa ndryshuar.

Ata shprehen se rruga ka rrezikshmëri të lartë jo vetëm për stinën e dmrit, por gjithmonë. Ata thonë gjithashtu se në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge prej 18 kilometrat, mungojnë totalisht barrierat mbrojtëse anësore. Po ashtu, aksit i mungon edhe sinjalistika e cila bëhet problem për ata që lëvizin për herë të parë.

Me dhjetra mjete qarkullojnë gjatë ditës në këtë rrugë, përfshirë edhe ato për transportimin e mineralit të kromit. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët kërkojnë që taksat që merren nga minjerat të investohen në rrugë, të cilën tashmë edhe firma mirëmbajtëse pothuajse e ka braktisur.

Të vetmet shenja dalluese të anës së poshtme të rrugës janë këto lapidare, të cilat përkujtojnë personat që kanë humbur jetën aksidentalisht.