Qaf Buall – Krastë nën hetim nga SPAK?
Rruga Qaf Buall – Krastë me gjatësi rreth 16 km, është një nga veprat e nisura 3 vite më parë, por që nuk ka përfunduar kurrë. Në fakt kjo rrugë duhej të ishte më shumë se një vit më parë por punimet janë shtyrë dy herë me kërkesë të kompanive zbatuese të projekti. Investimi me vlerë rreth 11 milion euro përfshinte zgjerimin e trasesë dhe asfaltimin e saj, por punimet kanë ngecur deri tek zgjerimi i trasesë. Autoriteti Rrugor Shqiptar si institucion financues nuk ka bërë asnjë veprim më tej për të kërkuar përfundimin e objektit. Por nisur nga tejkalimi i afateve dhe mosdorëzimi i punimeve, dyshohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim. Agjent të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë parë në zonë. Burime kofidenciale thanë se hetime kanë nisur edhe për dy vepra të tjera publike ku njëra është në zonën e Martaneshit dhe tjetra është në zonën e Bulqizës. Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi, SPAK nuk ka bërë zyrtarisht publik informacion mbi hetimet. Të njëjtat burime saktësojnë se hetimet janë në vazhdim dhe fillimisht po bëhet mbledhja e informacionit në terren.