Punimet në rrugën e Arbrit në lotin Bastar – Ura e Vashës janë përqendruar në disa fronte. Pas asfaltimit të këtij aksi, firma që po zbaton projektin për finalizimin e kësaj rruge po punon aktualisht në veprat e artit brenda tuneleve 2, 3 dhe 4. Në këto tunele po ndërtohen barrierat anësore si dhe rrjeti eletrik që do të jetë i domosodshëm gjatë hapjes përfundimtare të rrugës. Po ashtu puna po vijon pa ndërprerje edhe në hapjen e tunelit 1 nga fshati Murrize i Njësisë Administrative Xibër deri në fshatin Bastar i Njësisë Administrative Zall Bastar në Bashkinë Tiranë. Një tjetër front pune është edhe finalizimi i rrugës lidhëse të asaj të Arbrit me atë të Klosit nga fshati Fshat. Edhe në këtë segment po punohet për finalizimin e trasesë në afërsi të lagjes “Zhuku”, mbi urën e fshatit Fshat. Në këtë segment janë përfunduar veprat e artit, si muret mbrojtëse dhe tumbinot përgjatë gjithë gjatësisë së tij nga lagjja “Zhuku” deri tek rruga e Arbrit në vendin e quajtur “Mani i zi”.