Nga Arlindo Vani
Mbrëmë në emisionin “Opinion” u transmetua një reportazh mbi minierën e Bulqizës dhe “investimet” e kompanisë Albchrome në këtë minierë. Ajo që nuk u përmend në asnjë pjesë ishte fakti që disa minatorë janë pushuar nga puna për faktin që kanë protestuar për kushte më të mira pune dhe për rritje rroge. Ajo që të bënte përshtypje ishin personat e përzgjedhur nga kompania për të shoqëruar gazetaren, persona të cilët për ironi i kishin kostumet e punës aq të pastra sa dukej sikur ishte hera e parë që futeshin në minierë. Por nga nis kjo iniciativë për të pastruar imazhin nga kompania Albchrome?
Disa muaj më parë një grup minatorësh të lodhur nga mospërfaqësimi i sindikatave aktuale ku përfshihen ato të drejtuara nga Taf Koleci, Kolë Nikolla dhe Gëzim Kalaja vendosin të krijojnë një sindikatë të tyre(Sindikata e Minatorëve të bashkuar të Bulqizës) Menjëherë shkarkohet nga puna drejtuesi i sindikatës Elton Debreshi. Minatorët futen në protestë dhe një nga një pushohen të gjithë nga puna pa asnjë shkak.
Por rikthehemi te mediat. Asnjë nga mediat e mëdha (përveç disa media online dhe ato lokale) nuk transmetojnë në asnjë moment protestat e minatorëve dhe shkarkimet nga puna që bëri kompania Albchrome. Fakt është që të gjithë pronarët e mediave të mëdha kanë galeri kromi edhe pse janë treguar të zgjuar mos ti rregjistrojnë në emër të tyre. Gjithashtu fakt është që kompania e Samir Mane “Balfin Group” ka ndikim ekonomik në të gjjitha kto media.
Miniera e Bulqizës është keqshfrytzuar përgjatë gjithë historisë së saj. Ne fillim ishin kompanitë italiane dhe turke e tashme edhe kjo shqiptare e cila pa e menduar dy herë heq nga puna njerëz të cilët në varfëri ekstreme punën në miniere e kanë alternativë të vetme.
Pas qeverisë edhe media i kthen shpinën këtij qyteti i cili për resurset e saj duhet të ishte një nga qytetet më të pasura të Shqipërisë