Në Korenë e Jugut, ku raporti i vdekjeve mes meshkujve  dhe femrave nga Covid-19 është afër 2:1, shkalla e pirjes së duhanit tek meshkujt është më e larta nga të gjitha vendet e OECD, ndërsa për femrat shkalla është e ulët.

 Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz ku kanë humbur jetën mbi 83 mijë  persona dhe janë infektuar mbi 1.4 milionë të tjerë.

Gjithashtu Covid-19 ka shkaktuar pabarazinë ekonomike, dobësitë e sistemeve të kujdesit shëndetësor, brishtësinë e globalizmit dhe sfidat e trajtimit të pasigurisë shkencore. Gjithashtu në këtë listë  përfshihet edhe një çështje: Shëndeti i burrave.

Pse mes vitkimave të COVID-19 ka më shumë burra sesa gra?

Të gjithë e dinë dhe nuk mbahet aspak e fshehtë që meshkujt janë në shumë aspekte seksi i dobët. Mesatarisht, burrat vdesin më të rinj dhe janë më të rrezikuar nga sëmundje të rrezikshme për jetën, sidomos nga sëmundjet e zemrës dhe nga çdo lloj tjetër kanceri.

Covid-19 duket se ndjek të njëjtin model, pasi në të gjashtë vendet që deri në 20 mars, kishin të dhëna seksuale të vdekjeve nga koronavirusi  përqindja e burrave ishte më e lartë se gratë. Në katër vendet si: Kina, Franca, Italia dhe Koreja e Jugut, shkalla e vdekshmërisë së burrave ishte mbi 50% se norma vdekshmërisë së femrave.

Ndonjëherë është më mirë të mos i besojmë verbërisht shifrat, sepse të mund të zvogëlohen nga ndryshimet në shtrirjen e testimit, dhe sesi regjistrohen dhe raportohen vdekjet. Por duket se ka arsye të mira për t’i besuar faktit se: Koronavirusi godet më shumë burrat.

Këtë ende nuk mund ta themi për çfarë arsye ndodh, por kjo nuk pasqyron domosdoshmërisht ndryshimet në biologji. Covid-19 është më i rrezikshëm për njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore, veçanërisht probleme kardiovaskulare ose pulmonare, problemet me mushkëritë ose hipertensionin dhe këto janë të gjitha kushtet që prekin në mënyrë disproporcionale burrat.

Ndërkohë një arsye mund të jetë sjellja. Sepse mesatarisht, burrat kënaqen me më shumë vese që dëmtojnë shëndetin e tyre siç është pirja e duhanit ose pijet alkoolike. Pirja e duhanit dyshohet se shkakton rrezik më të lartë te burrat. Në Korenë e Jugut, ku raporti i vdekjeve mes meshkujve  dhe femrave nga Covid-19 është afër 2:1,  ndërsa shkalla e pirjes së duhanit tek meshkujt është më e larta nga të gjitha vendet e OECD, për femrat shkalla është e ulët. Gjithashtu tek burrat ndikon edhe rregulli i larjes së durave, sepse janë më dembelë se gratë ose e neglizhojnë si masë mbrojtëse.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht kësaj, diferencat biologjike mund të përfshihen, sepse burrat kanë sistem më të dobët të imunitetit dhe kështu janë më të ndjeshëm ndaj një sërë sëmundjesh infektive.

Duke riparë të dhënat e pandemive të kaluara në botë,  do të prisnim që SARS-CoV-2 të paraqiste një rrezik më të madh për burrat. Ky koronavirus është i lidhur ngushtë me virusin që shkaktoi shpërthimin e Sars në 2003, ku shkalla e vdekshmërisë për burrat ishte shumë herë më e lartë se ajo e femrave.

Nga njëra anë, testimi i ilaçeve ka lënë pas dore gratë me arsyetimin se ciklet hormonale “komplikojnë” rezultatet, me pasojën që disa ilaçe të aprovuara kanë pasur efekte anësore jo proporcionale dhe të paparashikuara në gratë. Nga ana tjetër, ne insistojmë t’i portretizojmë burrat si “seksi më i fortë”, për të cilin kërkimi i ndihmës mjekësore është një shenjë dobësie.

Sot nëpër botë shoqëritë shpesh duken të vendosura për të inkurajuar këto pabarazi. Marketingu i cigareve, të paktën deri në vitet 1980, kishte në shënjestër burrat me stereotipe të mashkullit të thyer, të pavarur.

Pirja e duhanit në ditët e sotme shihet në Kinë dhe vendet e tjera të Azisë jo vetëm për meshkujt por si një aspekt pothuajse thelbësor i marrëdhënieve të biznesit dhe lidhjes së meshkujve. Ndërkohë shumë probleme të pabarazive gjinore në shëndetin global rrjedhin nga mos përfaqësimi i grave në të gjithë sektorët, përforcimi i këtyre stereotipeve shkakton probleme për të dyja gjinitë.

Bazuar në studime të ndryshme tregohet se gratë kanë më shumë gjasa të kërkojnë këshilla për kujdesin shëndetësor, ndërsa meshkujt nuk janë të interesuar  për këshilla. 

Dallimet seksuale në ndjeshmërinë ndaj Covid-19, janë një kujtesë e çështjeve që kemi njohur prej kohësh, por nuk po arrijnë t’i adresojmë. Edhe statistikat jo të plota mbi këto ndryshime pasqyrojnë një dështim në njohjen e rekomandimeve të gjata të OBSH-së për të ndarë numrat sipas gjinisë, kështu që shkaqet dhe përgjigjet mund të kuptohen më mirë. Ndoshta për arsye biologjike dhe kulturore, burrat dhe gratë shpesh preken ndryshe nga sëmundja. Por derisa ta kuptojmë pse, ne jemi të gjithë të humbur.

Burimi: Theguardian