[wordads]
Partia Socialiste zhvilloi këtë të shtunë zgjedhjet për delegatët e kongresit të kësaj force poltike që do të mbahet në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Edhe në Mat u zhvilluan këto zgjedhje, ku në Bashkinë e Matit kandiduan 16 persona për t’u përzgjedhur 8 prej tyre.
Kryetari i Partisë Socialiste për Bashkinë Mat, Hasan Pasha tha se procesi vijoi normalisht dhe se të drejtën e votës e ka patur çdo anëtar i kësaj force poltike.
Në të gjithë Bashkinë e Matit do të zgjidhen 8 delegatë ku katër prej tyre në Njësinë Burrel dhe katër në njësitë e tjera administrative. 8 kandidatët në Burrel ishin, Ada Skura, Elisa Gjasta, Enea Gjyla, Kozeta Celami, Altin Bojni, Eduart Abazi, Kastriot Panavia, Sokol Meta.