Partia Socialiste ka nisur punën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në telefonin e deputeteve aktual ka mbërritur një mesazh ku thuhet se deputetët duhet të jenë prezent në zyrën e Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

Po kështu, në mesazh paraqiten edhe arguemntet sipas PS-së për këtë procedurë, ku theksohet se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetuën para dhe gjatë fushatës zgjedhore.about:blank

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta është shprehur se do të jetë në krye të Presidencës deri në 24 korrik të vitit 2022 dhe më pas do të anëtarësohet në Lëvizjen Socialiste për Instegrim.

Sakaq, pak minuta më parë në një dalje për mediat presidenti Ilir Meta deklaroi se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, pasi do te pasohet me fazën e ankesave dhe rinumërimit.