Ndryshe nga Partia Demokratike që ka mbledhur mijëra militantë pa respektuar asnjë masë anti-Covid në shesh, socialistët kanë zgjedhur ta hapin fushatën vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë. Ka qenë Vikena Kamenica ajo që në nisje të ceremonisë ka kënduar himnin e flamurit.
PS zgjodhi që të prezantojnë 152 kandidatët në sheshin “Skënderbej”. Atje nuk ka të pranishëm militantë apo mbështetës, masë kjo e marrë për shkak të rregullave të imponuara nga Covid-19.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F3640756352690257%2F&show_text=false&width=560
Kandidatët socialistë janë vendosur sipas qarqeve. Mësohet se plani për vendosjen e kandidatëve është dizejnuar nga vetë kryetari i PS-së, Edi Rama. Skena i ngjan logos së Partisë Socialiste, trëndafilit. Ndërsa vendosja e kandidatëve është bërë në formën e petaleve të trëndafilit.
Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” po vijon me prezantimin e kandidatëve të saj, Partia Demokratike.