545 maturant të Matit ju drejtuan sot sallave të përcaktuara për provimin e dytë të maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Maturantët e Bshkisë Mat u përqendruan në ambjentet e gjimnazit “Pjetër Budi”, palestrës së tij dhe dy godinave të konvikteve. Ashtu si në provimin e parë, procesi u monitorua nga mësues të rrethit, të deleguar nga Ministria e Arsimit dhe policia e rendit. Maturantët u shprehën se testi i ndarë në dy pjesë me alternativë dhe zhvillim ka qenë i thjeshtë.

Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha, tha se i gjithë procesi ka shkuar i qetë dhe pa asnjë problem të konstatuar.

Edhe në këtë provim testet kanë ardhur me kutia me vula sigurie, po në këtë mënyrë janë dërguar në Tiranë.