Protesta i “heq” kompanisë “Arifaj”, kontratën e rrugës Perlat – Lurë

0
224

Pak javë më parë, me datë 17 Mars, dhjetra banorë të Mirditës, Matit dhe Dibrës u mblodhën në protestë në vendin e quajtur “Livadhi i turkut” për rrugën e papërfunduar Perlat – Lurë, një projekt që duhej të ishte mbyllur muaj më parë. Ndërkohë, burime për “Mat Televizion” shprehen se pas kësaj proteste, autoritetet kontraktore i kanë hequr kontratën kompanisë fituese “Arifaj” sh.p.k, e cila nuk ka mbyllur punimet në afatin e përcaktuar. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se kjo kontratë i është kaluar një tjetër kompanie për të mbyllur pjesën e fundit të punimeve ku përfshihet edhe shtrimi me asfalt. Por banorët, janë skeptik që kjo gjë do të realizohet, ndaj shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të shohin se do të nisë seriozisht puna për të përfunduar këtë projekt i cili i jep frymëmarrje jo vetëm fshatrave të Mirditës por edhe Lurës e më gjerë.

Në protestën e 17 Marsit, banorët lajmëruan se protesta e radhës do të mbahet me datë 5 Prill, por kjo mbetet për tu parë nëse do të ketë organizim.